Për ne
NGN është një institut që për synim ka ndërtimin e kapacitetit të të rinjve, organizatave dhe individëve në fushën e telekomunikacionit.
Objektivi kryesor i trajnimeve të NGN është të sigurojë trajnim profesional në mënyrë që të lejojë pjesëmarrësit të bëhen udhëheqës të njohur në fushat e tyre. Kjo nënkupton që do të jenë të nevojshëm inxhinierë me trajnim dhe ekspertizë adekuate ndër-sektoriale mbi aspekte të ndryshme të teknologjisë 5G.
Më shumë
misioni ynë
Misioni jonë është thellësisht i lidhur me bindjen për inkurajimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të të rinjve të Kosovës, pavarësisht nga gjinia, mosha dhe etnia e tyre – drejt profesioneve të së ardhmes dhe aftësive të shekullit 21, në fushën e zbulimeve më të fundit të teknologjisë së telekomunikacionit.

Vizioni ynë
Ngritje të kapaciteteve në fushën e zbulimeve më të fundit të teknologjisë së telekomunikacionit.
Donatorët




Projektet
Overall, NGN is an extremely capable, professional organization that has satisfactorily demonstrated their expertise in the research field. As the Project Manager I can recommend them without any reservation to any NGO, business or government entity looking for similar services. Their quality of work, attention to detail and adherence to set regulations and timelines make them an ideal candidate for professional research work.

1. Edukim profesional
Programi i edukimit profesional ka për qëllim ofrimin e një ambienti ku individët kanë mundësi të zhvillimit të aftësive të tyre në fushën e telekomunikacionit,
duke implementuar metodat të cilat për bazë kanë edukimin praktik krahas nevojave të tregut dhe zhvillimeve të reja në këtë fushë.

2. Hulumtim dhe zhvillim
Programi i hulumtimit është zhvilluar për të shqyrtuar dhe vlerësuar format dhe standartet që kanë për qëllimin ofrimin e një ambienti të sigurtë në infrastrukturën e telekomunikacionit i cili do të ndikonte në mirëqenien e përgjithshme në shoqëri.
Me fokus në teknologjinë 5G dhe WIFI 6, për të promovuar praktikat më të mira dhe mundësitë për implementimin e tyre.

3. Planifikim dhe këshilla
Planifikimi dhe këshillimi, ka funksionin e një programi cili i shërben drejtpërdrejt zhvillimit të mëtejshëm në fushën e Telekomunikacionit.
NGN do të ofrojë këshillim për të ndihmuar organizatat dhe institucionet për të mbështetur dixhitalizimin e aktiviteteve ekonomike dhe sociale të Kosovës.