KODE PROJECT

Trajnim falas në video editing dhe shkathtësitë e buta në Pejë

KODE PROJECT

Video editing and soft skills

Trajnim falas në video editing dhe shkathtësitë e buta në Pejë

Apliko tani!
 
 

PËR TRAJNIMIN

Sipas trendeve të fundit, videot janë një mjet i cili po përdoret nga e gjithë bota për të përquar mesazhe të ndryshme. Këto video, duke filluar nga videoklipet e ndryshme e deri tek reels në rrjete sociale, duhet të editohen për tu lansuar, andaj ju keni mundësinë të jeni njëri/a prej tyre. Apliko per trajnimin Video-editing + Soft Skills për të qenë njëri/njëra nga të rinje profesionist në këtë fushë me mundësi të larta punësimi si online po ashtu edhe në shumë kompani vendore dhe outsource.

Ky trajnim ka 200 orë mësimi të cilat mbulojnë shkathtësitë teknike dhe përveq tyre edhe ju mundëson të zhvilloheni edhe në shkathtësitë të buta për inkuadrimin në tregun e punës sa më shpejtë.

Programi i trajnimit është FALAS për të gjithë të interesuarit andaj apliko sa më shpejtë për të qenë pjesë e saj!

Apliko
Çka janë përfitimet nga video-editimi?
Planprogrami i trajnimit

Modulet përfshijnë:

– Introduction to Video Editing
– Assembly cut
– Video Project Planning
– Editing for social media
– Editing with music
– Audio editing
– Working with photography
– Titles
– Lumetri colors
– Proxies

Modulet përfshijnë:

– Analytical skills
– Communication skills
– Presentation skills
– Basics of time management
– Design skills
– Basics of Project management
– Online outsource marketplaces
– Making a portfolio

Përgjatë trajnimit projekti parasheh edhe 9 orë shtesë mentorimi nga ekspertët e NGN. Secili kandidat do të ketë mundësinë e shfrytëzimit të orëve të mentorimit për pjesë të ndryshme teknike apo të aftësive të buta.

Ku mund të punësohem pas çertifikimit?
Televizion apo radio
Njërën prej kompanive lokale që ofrojnë shërbime të marketingut, rrjeteve sociale, etj.
Online në platformat sikur Upwork, Fiver, etj.
Njërën prej kompanive lokale që ofron outsource të shërbimeve të video-editimit

për Projektin KODE

Qeveria e Kosovës është mbështetur nga Banka Botërore për të zbatuar Projektin për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE). Projekti KODE e implementuar nga Ministria e Ekonomisë do të financojë bazat kritike të nevojshme për transformim dixhital dhe përmbushjen e politikave. Projekti do të ofrojë infrastrukturë telekomunikuese me shpejtësi të lartë dhe do të mbështesë qasjen në tregjet e punës, burimet e reja të njohurive dhe shërbimeve publike për familjet dhe institucionet në zonat e Projektit. Në nivel kombëtar, Projekti do të trajnojë dhe lidhë të rinjtë me mundësitë e punësimit përmes Programit YOU dhe do të përmirësojë qasjen në burimet e njohurive, duke përfshirë mundësitë më të mira të arritjes dhe bashkëpunimit me Institucionet e Arsimit të Lartë.

pËr Programin YOU

Programi YOU do të financojë ofrimin e trajnimeve për të rinjtë dhe lidhjen e tyre me mundësitë e punës. Aktivitetet do të mundësohen kryesisht për të rinjtë dhe të rejat e papunësuara ose të nën-punësuara për të rritur aftësinë e tyre për të konkurruar në segmentet përkatëse të punës. Programi do të aftësojë përfituesit për të kryer shërbime të TI ose të mundësuara nga TI. Pritet që përmes këtij trajnimi përfituesit të rrisin potencialin e punësimit të tyre në tregun vendor të TIK-ut.

Projekti mbështetet nga: