Projekti 1 – Qendra e trajnimeve për komunikim
Qendra e trajnimeve për komunikim – KTTN Elaborimi/propozimi i qendrës për trajnime Qëllimi i një qendre të trajnimit është krijimi i një hapësire në funksion të drejtpërdrejtë të zhvillimit të programeve profesionale ne fushën e telekomit me fokusim ne RAN dhe C-RAN, planifikimin e rrjetave radiodifuzive dhe optimizmin e tyre, si dhe pjesën e infrastrukturës […]
Qendra e trajnimeve për komunikim – KTTN
Elaborimi/propozimi i qendrës për trajnime
Qëllimi i një qendre të trajnimit është krijimi i një hapësire në funksion të drejtpërdrejtë të zhvillimit të programeve profesionale ne fushën e telekomit me fokusim ne RAN dhe C-RAN, planifikimin e rrjetave radiodifuzive dhe optimizmin e tyre, si dhe pjesën e infrastrukturës përcjellëse e cila e kompleton një industri si telekomunikacioni.
Çka përfitojnë studentët?
- Administrimin e sistemeve të telekomunikimit të kompanive ose institucioneve private dhe shtetërore;
- Sistemet multimediale;
- Sistemet që ofrojnë shërbime të telekomunikacioneve;
- Sistemeve të monitorimit dhe kontrollit automatik;
- Sistemet bazuar në inteligjencë artificiale dhe;
- Sisteme prodhuese të pajisjeve elektronike
- Kompani të cilat planifikojnë, dizajnojnë dhe implementojnë rrjeta telekomunikuese, apo ofrojnë shërbime në fushën e telekomit.
- Kompani industriale të çdo tipi, brenda të cilave realizohen sistemet IOT, administrimi i të dhënave në cloud, kontrolli për sistemet informative dhe sistemet e komunikimit në kërkesë.
- Kompani që ofrojnë shërbime fikse dhe mobile për matje te ndryshme telekomunikuese
- Si konsulent në fushat e planifikimit të sistemeve radiodifuzive si fushat e telekomunikacionit, të automatizimit, të sigurisë dhe të administrimit të cilësisë.