Para disa ditëve kishim një bisedë interesante me disa kolegë, cila është e ardhmja e teknologjive 2G dhe 3G tek ne në Kosovë por edhe sa kohë do jenë të pranishme në treg në cilat mjedise, sa do të jenë të rëndësishme gjatë kohës së pranisë së tyre etj.

Një ndër faktorët kryesor që besojmë se determinon fatin e 2G dhe 3G janë numri i pajisjeve fundore në  përdorim si telefonat mobil, arka fiskale të cilat mbështetën në  njëren prej këtyre teknologjive por edhe pajisje tjera vrojtuese, matëse etj. të mbështetura në këto teknologji.

Tjera faktorë gjjithashtu janë shumë abonentë të moshuar të cilët i kanë rezistuar lëvizjes drejt një telefoni inteligjent që përdorë teknologjinë 4G, pajisje këto të afta që të mbështesin shërbime të avancuara por duke ditë se ata  vlerësojnë thjeshtësinë e telefonit të tyre ata zakonisht përdorin  shërbime zanore dhe me tekst. Këtyre përdoruesve do të duhet të ju mundësohet një migrim me kujdes, gjë që në të vërtetë mund të rezultojë e kushtueshme jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në perceptimin e brendit të ofruar.

Si faktorë tjetër është edhe mungesa e mbulimit 4G në disa zona rurale dhe krejt kjo rezulton në pamundësinë e ofruesve të shërbimeve celulare për të pensionuar rrjetet e tyre 2G dhe 3G, pasi atyre ju  duhet të përmbushin detyrimet rregullatore që kanë të bëjnë me mbulimin e rrjetit.

Këto shërbime në teori mund të migrohen në 4G dhe NB-Io,T por kjo mund të rezultojë e shtrenjtë nëse përdoruesit janë të vogël në numër por edhe nëse nuk janë të gatshëm të paguajnë për performancë shtesë që mund të mos u nevojitet.

Është e qartë që me fillimin e implementimit të teknologjisë 5G, ofruesit e shërbimeve celulare do të dëshirojnë të “perëndojnë” këto rrjete të trashëguara për t’i mundësuar atyre që të rindërtojnë spektrin, të ulin koston e mirëmbajtjes së pajisjeve, në fund të fundit të racionalizojnë rrjetet e tyre drejt një arkitekturë e bazuar në shërbimin e virtualizuar.

Gjithsesi bazuar në zhvillimet dhe rrjedhat ne Kosovë gjithë ne u dakorduam se ne do bashkëjetojmë edhe një kohë të gjatë me këto teknolgji, si duket jemi popull nostalgjik.

 

NGN ofron edukim profesional, ku individët kanë mundësi të zhvillimit të aftësive të tyre në fushën e telekomunikacionit, vecanerisht në teknologjinë 5G.