Fillimi i implementimit të shërbimeve 5G në gjithë botën ka inicuar kërkesën që prej pikave komunikuese të vogla të sigurojnë kapacitet dhe mbulim të targetuar nga ana e shërbyesit. Sidoqoftë, zbatimi praktik i vendosjës së pikave komunikuese më të vogla dhe infrastruktura e kërkuar e rrjetit të transportit për t’i përkrahur ato është sfiduese. Ka disa zgjidhje në dispozicion për ofruesit e shërbimeve, të tilla si fibra optike dhe lidhja mikrovalë e brezit E (~ 75GHz). Sidoqoftë 3GPP ka identifikuar një model të quajtur IAB (Integrated Access and Backhaul) që synon të ofrojë një alternativë tjetër, si dhe optimizimin e rasteve dhe skenarëve të tjerë të mundshëm gjatë vendosjes së implementimit .

Çdo ofrues shërbimi i përfshirë në implementimin e 5G është i vetëdijëshëm për rëndësin e bartjes së sinjalit përmes fijeve optike në një pikë komunikuese linë kjo e cila  është jetike për të maksimizuar potencialin e 5G. Si i tillë  ky medium (optik) ka shtrirje gjithnjë e më të madhe. Kjo vjen me sfida të ndryshme, pa marrë parasysh kostot e përfshira. Sfida me pika më të vogla komunikuese  është që këto të vendosen në mënyrë tipike në zona të populluara më dendur ku lidhja e fibrave mund të jetë problem. Në këtë rast një zgjidhje e qartë është përdorimi i IAB (Integrated Access and Backhaul) për 5G apo bartja me çasje të integruar për  përdorues të 5G. Përderisa ky koncept nuk është edhe aq i ri, zgjidhja është zbatimi brenda standardeve 3GPP 5G.

Figura 1: Ilustron konceptin themelor të IAB. Në thelb të konceptit është implementimi i C-RAN (Centralized RAN) dhe ndarja funksionale e gNB (New Radio Node B) në një CU (Centralized Unit) me shumë pika distribuese DU (Distributed Units). IAB përcakton IAB-konceptin i cili përkrah si pranim 5G nga pajisjet, ashtu edhe 5G IAB Backhaul (bartjen prej nyjes në nyje). Kështu, duke bërë të mundur që nyja (x) IAB të zhvilloj komunikim me nyjen (y)IAB.

Një pyetje që bëhet shpesh është nëse koncepti i IAB mund të përdoret vetëm për platformën 5G SA (Standalone). Përgjigjja është jo, koncepti IAB do të funksionon mjaftë mirë edhe  për platformën NSA (Non Standalone). Me një analogji të tillë nyje IAB do t’i ipte çasje 5G pajisjes edhe kur kemi NSA implementim.

Figura 2: Pajisja është në funksion të NSA duke përdorur EPC (Evolution Packet Core) sidoqoftë, në shembullin tonë vetë IAB-nyja e cila gjithashtu ka një USIM (Universal Subscriber Identity Module) ose eSIM (Embedded SIM) është duke  operuar në platformën  SA  e cila po përdor 5GC (5G Core).

Kur bëhet fjalë për aspektet teknike, shumë diskutime lidhen me shfrytëzimin e spektrit që do të përdoret për lidhjen 5G IAB backhaul (fjala është për brezin mikrovalor i cili do shërbejë si transport mes dy nyjeve IAB). Dhe krejt ky konceptë është shumë fleksibël, duke përkërahur të dyjat shërbimet në “in-band” (duke përdorur të njëjtën brez si çasja në 5G) ose “out-of-band” (duke përdorur një brez tjetër). Këto lindin diskutime që zakonisht përqendrohen në disponueshmërinë e spektrit, kufizimet e ndërhyrjeve dhe çështjet tipike të funksionimit të TDD (Time Division Duplexing) e ku zgjidhja varet nga zbatimi i ofruesit të shërbimit, si dhe kërkesat e parashikuara të kapacitetit të nyjeve IAB.

Më lartë kemi  ilustruar një kalim të vetëm, dmth një nyje IAB. Në realitet, sistemet janë duke u dizajnuar me aftësi për me shumë nyje apo multi-hop, e cila siguron më shumë diapazon, si dhe aftësinë për të “kaluar” rreth pengesave, të cilat mund të rregullohen, ose të përshtaten bazuar në ndryshimet në mjedisin fizik, p.sh. gjethet e drunjëve ose automjete, autobusë, kamionë dhe mjete tjera që ndikojnë në sinjal. Për më tepër, nëse shfrytëzoni frekuencat me brez të lartë (të cilat kanë diapazon të kufizuar), atëherë numri më i madh i nyjeve apo multi-hopi dëshmohet të jetë i pa vlerë. Kjo mundëson që topologjia të adaptohet bazuar në skenarë të ndryshëm, p.sh. çështje të bllokimit ose kapacitetit – të tilla që përdoruesit përfundimtar të mos ndikohen.

Gjithashtu një komponentë e rëndësishmë në këtë rrafshë e që mbetet për tu diskutuar në IAB është sinkronizimi i kohës mes nyjeve IAB. Meqenëse pjesë e madhe e 5G bazohet në mbështetjen e TDD, ekziston një kërkesë për sinkronizimin e rrjetit dhe si e tillë nevojitet një shqyrtim i kujdesshëm i kohës.

Koncepti IAB po zhvillohet me ofruesit e shërbimeve të cilët thonë se 10% + e planeve të tyre për 5G do të bazohen në Nyjet IAB. Natyrisht, kjo varet nga strategjitë dhe  shërbimet individuale të shërbyesve për 5G, si dhe nga çështjet e ndryshme në lidhje me përdorimin e spektrit dhe shërbimet përfundimtare që po vendosen.