Sesioni i parë informues i NGN, i cili ka ndodhur më datën 2 dhjetor, ishte mjaft edukative dhe interaktive.
Pjesëmarrësit ishin shumica studenta të fushës së telekomunikacionit të cilët kanë interes për të mësuar më shumë rreth temave që janë sot në trend. Eventi u mbajtë online në platformën Zoom.
Temat e diskutimit kanë qenë:
🌐 Hyrja në telekom nga 2G deri në 5G (Prezentuesi Naim Maloku, Ekspert i Telekomit nga Sllovenia)
🌐 5G aplikimi dhe monetezimi i shërbimit (Prezentuesi Jeton Studenica, Drejtor Menaxhues ne Verso Alltima (kompani Kroate e telekomit në Kosovë)
🌐 IoT Internet of Things (Prezentuesi Bujar Krasniqi, Profesor në UP-FIEK)
Për ju që skeni pasur mundësi të na ndiqni LIVE, shihni videon e mëposhtëm dhe na dërgoni pyetjet dhe komentet e juaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *