Edhe pas implementimit të teknologjisë 5G, mbulueshmëria në nivel tokësor mbetet një sfidë në vete pasi që depërtimi në mjediset e pambuluara me sinjal është komplekse dhe potencialisht e kushtueshme.

Sigurimi i një mbulimi shtesë për ato zona si vendet e ndikuara nga fuqi madhore ose zonat që nuk kanë mbulim për arsye ekonomike mund të lehtësohen përmes përdorimit të komunikimeve satelitore.

Teknologjia 5G synon të sigurojë një mbulim të përsosur, shkallë të lartë të të dhënave, vonesë të ulët, efiçiencë dhe komunikime shumë të sigurta, por edhe teknologji të ndryshme e ndër to edhe komunikimet satelitore të cilat do ta pozicionojnë teknologjinë 5G si aktorë shumë të rendësishëm në ekosistemin e saj.

Komunikimet satelitore mund të integrohen së bashku me teknologjinë 5G me kombinime të ndryshme si dhe skenarë të ndryshëm të implementimit. Kjo përfshin rrjetet me komunikim  të kombinuar.

Rrjetet me komunikim  të kombinuar

Komunikimet satelitore mund të shfrytëzohen si ndihmë për  mbulimin e rrjetit  tokësor. Kjo do të kërkonte që operatoret mobil  të përdorin të dy rrjetet e komunikimit tokësor dhe satelitor. Në mënyrë që të realizohet krejt kjo do te shfrytëzohen linjat N2 duke mundesuar komunikim të pavarur nga burimi, kështu që mbulushmëria e rrjetit satelitore mund të zgjëroj shtrirjen nëpërmjet rrjetit të tokësor.

Çasja e përbashkët

Ekziston mundësia që rrjeti satelitor të përdoret  duke shfrytëzuar resurset e tij të përbashkëta,  ku me integrimin e disa bërthamave 5G do formësohej një bërthame 5G dhe të cilin do ta shfrytëzojnë më shumë operatorë. Sateliti i përbashkët S do të transmetojë informacionin e sistemit për ato rrjete të cilat janë në dispozicion. 

Bartja e sinjalit permes satelitit

Shfrytëzimi i satelitëve për bartje u ofron mundësi operatorëve të shërbimeve që të depërtojnë edhe në mjedise ku shtrirja e rrjetave është e rëndë dhe e shtrenjtë.  Përdorimi i satelitëve për të mbështetur komunikimet tokësore datojnë nga fillimi i viteve 2000 dhe kanë vazhduar të zhvillohen që prej asaj kohe. Bartja në këto raste zhvillohet mes bërthamës se operatorit në prapavijë dhe casjës në transmetim tokësor për të transportuar pikat e referimit 5G N1 / N2 / N3. Sateliti në mënyrë transparente kujdeset për bartjen e të dhënave mes të pikave komunikuese. Kjo casje mund të ofrojë komunikim me shpejtësi të lartë duke i ofruar mbulushmëri dhe  vijushmëri konstante të sinjalit në një zonë të madhe mbulimi me kualitet të lartë, p.sh. video, TV HD (High Definition) / UHD (Ultra High Definition) TV,  gjithashtu edhe të dhëna të natyrave tjera. Kjo mund të sigurojë fleksibilitet për ruajtjen e konsumit lokal. E njëjta aftësi mund të përdoret në një skenar IoT (Interneti i Gjërave) duke siguruar një rikthim efikas të trafikut të përmbledhur të IoT nga shumë pika.

Gjithsesi edhe me implementimin e 5G mbulimi tokësor do të mbetet një sfidë në vete pasi krejt kjo kërkon një mundë dhe investim potencialisht të lartë për të vendos komunikime me mjedise  të mbetura anash. Sigurimi i një mbulimi shtesë për ato zona ku secila ka specifikat e veta për të depërtuar tek to, mund të lehtësohet përmes përdorimit të komunikimeve satelitore. Komunikimet satelitore mund të përdoren së bashku me 5G në një numër kombinimesh të ndryshme dhe skenarë vendosjeje; përfshirë rrjetet e aksesit të kombinuar, aksesin e përbashkët dhe gjithashtu bartjen satelitore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *