Realiteti i shtuar (AR) apo Augmented Reality është një teknologji e cila na mundëson vendosjen dhe inkuadrimin e imazheve të ndryshme virtuale në një mjedis real, duke na mundësuar poashtu lidhshmërinë ndërmjet mjedisit real dhe atij virtual.

Kur përmenden fjalët Augmented Reality(AR), njerëzve zakonisht iu kujtohet filmi “Iron Man”, por shtrirja e kësaj teknologjie po bëhet gjithnjë e më e madhe duke kaluar kufijtë e Hollywood por edhe lojërave të ndryshme komplekse. E gjitha kjo po reflekton duke rritur interesin e liderëve të teknologjisë informative që të diskutojnë rreth temës se çka mund të ofroj kjo teknologji e çka jo, duke u munduar ta shpjegojnë në terme të caktuara në mënyrë që shumica e audiencës ta kuptojnë.

Parashikohet që shpenzimet e mbarshme në botë në drejtim të teknologjive të Augmented Reality (AR) dhe Virtual Reality (VR) të arrijnë shifrën rreth 160 miliardë $, gjatë vitit 2023, në krahasim me shpenzimet e bëra në vitin 2019 që kanë arritur shifrën 16 miliardë $.

Kësaj teknologjie janë duke i’u shtuar shitjet në tregun komercial bazuar në gamën e shërbimeve të saj në lehtësimin e detyrave të ndryshme, mundësimim e çasjes në burime të ndryshme dhe ofrimi i zgjidhjes së problemeve komplekse. Industritë e ndryshme, si ato të telekomunikacionit, kujdesit shëndetësor, logjistikës, shërbimeve komunale, prodhuese, etj. janë duke i’u përshtatur teknologjisë Augmented Reality (AR) gjithnjë e më shumë për arsye të përdorimeve të shumta, duke përfshirë këtu edhe mirëmbajtjen dhe riparimin, edukimin, trajnimin, blerjen e produkteve të ndryshme online, etj.

Si shembull i implementimit të kësaj teknologjie në jetët tona të përditshme, ju këshillojmë ta vizitoni linkun e mëposhtëm:

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *