The Core network apo komunikimi në bërthamë është shkëmbimi të të gjitha të dhënave që menaxhohen brenda rrjetit – të gjitha lidhjet e zërit, të dhënave dhe internetit. Për 5G Core duhet të themi se po ridizejnohet për t’u mundësuar integrim sa më të mirë me internetin dhe shërbimet e bazuara në Cloud, por gjithashtu përfshin pajisje si servera të shpërndarë në mjedise të ndryshme brenda rrjetit të cilët shërbejën për të zvogëluar vonesën e komunikimit.

Shumë nga funksionet e avancuara të 5G Core duke përfshirë virtualizimin funksional të rrjetit (NVF) si dhe segmentimin e rrjetit te cilat do të përdoren në punë për aplikacione dhe shërbime të ndryshme e cilat do të menaxhohen në Core. Ilustrimi i mëposhtëm tregon shembuj të serverave lokal dhe atyre virtual (cloud) që ofrojnë përmbajtje më të shpejtë për përdoruesit dhe implementim të komunikimit me vonesë të ulët për sistemet e shmangjës së përplasjes së automjeteve.

Segmentimi rrjetit (Network slicing) mundëson një mënyrë inteligjente për të segmentuar rrjetin për një industri, biznes ose aplikim të veçantë. Për shembull, shërbimet e urgjencës mund të funksionojnë në një pjesë të rrjetit në mënyrë të pavarur nga përdoruesit e tjerë.

Virtualizimi funksional i rrjetit (NVF) është aftësia për realizim të menjëhershëm të funksioneve të rrjetit në kohë reale në çdo vend të dëshiruar brenda platformës cloud të operatorit. Funksionet e rrjetit që funksiononin më parë në një pajisje të veçantë për shembull një fire wall dhe kriptim në ambientet e biznesit tani mund të funksionojnë në softuer në një makinë virtuale. NVF është thelbësore për të mundësuar efikasitetin e shpejtësisë dhe shkathtësinë për të mbështetur aplikacione të reja biznesi pasi është një teknologji e rëndësishme për një 5G Core.

Në lidhje me funkcionimin dhe benefitet e 5G ju sygjerojem një video si kjo nga Mpirical .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *