Bazuar në përformancat e gjeneratave të kaluara sa i përket shërbimeve dhe kapacitetit të komunikimit, rrjetet dhe sistemet 5G do të sigurojnë një infrastrukturë për mbështetjen e shërbimeve shumë të larmishme dhe heterogjene.

Në të vërtetë shumë më heterogjene pasi kontekstet e aplikimit do të ndikohen thellësisht nga sistemet 5G, si psh. Interneti industrial dhe sistemet e kontrollit inteligjent, automjetet autonome dhe dronët, shëndetin kritik për jetën dhe kirurgjinë në distancë, realitetin virtual dhe realitetin e shtuar, mirëmbajtjen diagnostike dhe parandaluese në distancë etj. 

Përshtatja e shërbimit dhe intervenimi shumë i shpejtë do të shfrytëzojë një infrastrukturë të virtualizuar të rrjetit, në mënyrë fleksibile si dhe integrimin e funksioneve të rrjetit të bazuar në softuer si bazë e rrjetit, po ashtu zhvendosja e kohës kritike dhe detyrat e niveleve  të përpunimit të vonesës në rrjet. Një skenar i tillë i larmishëm dhe heterogjen kërkon një siguri rrënjësisht të re modele, të afta për të kapërcyer qasjen “e një vlere për të gjithë” për sigurinë që ka, karakterizohen sistemet celulare deri në gjeneratën e fundit të katërt.

Pas një vëzhgimi të shkurtër se si ka evoluar siguria gjatë brezave të ndryshëm të sistemeve celulare, ne do të përqendrohemi në vizionin e sigurisë në 5G dhe në sektorin kryesor çasjet dhe sfidat, përfshirë diskutimin e kërcënimeve të reja për të virtualizuar sistemet.


Siguria në sistemet para 5G

Fillimisht është shtruar problemi i sigurisë celulare në mënyrë që të zgjidhë një problem të veçantë, siç është: si të vërtetosh përdoruesit e lidhur në rrjet dhe si të mbrosh të dhënat përkatëse nga përgjimet e sulmuesve në kanalin e radios. Ky veprim është adresuar në mënyrën e duhur nga gjeneratat e kaluara të sistemeve celulare, me zgjedhje të cilat ditëve të sotme gradualisht kanë arritur një nivel aq të kënaqshëm të sigurisë, sa nuk ndjehet nevoja të kryhet asnjëlloj përmirësimi i mëtejshëm i kësaj fushe.

Pra siç u prezantua kjo pikë më lartë, gjeneratat e kaluara të rrjetit dhe sistemeve celulare, kanë bërë hapa të mëdhenjë në drejtimin e sigurisë, si në terme të algoritmave kriptografike ashtu dhe në nxitjen e çasjes ku aplikohet sistemi “siguria sipas dizajnit”.
Duke parë këto rezulatate të avancuara nga gjeneratat e kaluara, shtrohet pyetja: a duhet siguria ende të luajë një rol të rëndësishëm lidhur me rrjetet 5G? Ose pjesa më e madhe e punës së sigurisë veqse ka përfunduar, duke e lënë sigurinë 5G të vazhdojë me hapa gradual dhe tërësor?

Edhe pse ende nuk është e përfshirë në dokumente standarde, shumë palë të interesit dhe aleanca të 5G-së po mundohen të arrijnë në një konkluzion mbi vizionin e sigurisë 5G, duke u bazuar në tre principe kryesore:

  • Siguri fleksibile
  • Siguri e lartë e ndërtuar
  • Automatizimi

Principi i parë, siguria fleksibile, sipas nesh është njëra prej ndryshimeve më të mëdha në të cilën mund të kaloj sistemi 5G dhe kjo vjen si pasojë e ndryshimeve radikale në perspektivën e cila e karakterizon gjeneratën e rrjeteve radiofonike.
Derisa dikur teknologjitë 2/3/4G kanë qenë të njohura për një klasë të njohur të përdoruesve dhe si pasojë dolën zgjidhje të shumta ndaj mbrojtes së të dhënave. 

Sistemet 5G lindin me qëllimin e mbështetjes së shërbimeve të shumëllojshme, të cilat i targetojnë grupet e ndryshme të përdoruesve duke përfshirë edhe shërbime të cilat nuk janë ekskluzivisht të dedikuara vetëm për përdoruesit si qenie njerëzore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *