Dixhitalizimi në mënyrë masive po vazhdon të përhapet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky ndryshim në baza ditore ka qenë në një vizibilitet në rritje edhe brenda Republikës së Kosovës. Vendin me popullsinë më të re në Evropë, bota po sheh një potencial të jashtëzakonshëm për të zhvilluar zgjidhje teknologjike, aq sa lëviz edhe aftësia e prodhimit.

Republika e Kosovës, përkatësisht Agjencia e Shoqërisë së Informacionit ka zhvilluar platformën shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike për qytetarët e Republikës, platformë kjo e cila është duke u zhvilluar dita ditës. Platforma eKosova për momentin ka lansuar 12 shërbime online dhe është duke punuar për shërbimet shtesë, e gjithë kjo për të lehtësuar qasjen e qytetarëve në informata, dokumente dhe shërbime online.
eKosova është platforma e parë gjithëpërmbajtëse dhe për momentin ka statistika të mira të shfrytëzimit të saj. Me mbi 136Milion vizita në platformë, 648Mijë shfrytëzues të regjistruar, ajo synon të përmbushë të gjitha kërkesat e qytetarëve për shërbime online.

Studimi në fjalë ka për qëllim identifikimin e shfrytëzimit të platformës, lehtësinë e përdorimit të saj si dhe marrjen e informatave nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shërbimet shtesë qe ata do të donin ti kenin online. Ky studim është realizuar për qëllime informative për Agjecionin e Shoqërise së Informacionit dhe është pjesë e projektit “Rritja e vetëdijes dhe grumbullimi i të dhënave për platformën e shërbimeve online eKosova” e realizar nga Next Generation Networks (NGN).

Ky studim është hartuar me mbështetjen dhe financimin e Komisionit Evropian si pjesë e projektit “Rritja e vetëdijes dhe grumbullimi i të dhënave për platformën e shërbimeve online eKosova”.

Projekti në fjalë është pjesë e projektit “Increasing Civic Engagement in the Digital Agenda – ICEDA” financuar nga European Union – EU dhe implementuar nga Metamorphosis Foundation (Macedonia), Open Data Kosovo (Kosovo), e-Governance Academy (Estonia), CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability (Serbia), NGO 35mm (Montenegro), and Levizja Mjaft! (Albania).

Vegëza për raportin përfundimtarë në gjuhën shqipe: 03_ICEDA_NGN_Research report

Vegëza për raportin përfundimtarë në gjuhën angleze: 03_ICEDA_NGN_Research report_ENG