Për ne

NGN është një organizatë joqeveritare (OJQ) që për synim ka ndërtimin e kapacitetit të të rinjve, organizatave dhe individëve në fushën e telekomunikacionit. Një nga shtyllat kryesore në të cilën është themeluar NGN bazohet kryesisht në përfshirjen dhe ndërtimin e kapaciteteve të studentëve të Universitetit Teknik (UT) dhe studentëve të shkollave të mesme profesionale teknike (AAP), në mënyrë që të fuqizojë lidhjet me tregun e punësimit për të ardhmen.

Me mbi 20 vjet përvojë në rivendosjen e rrjetit telekomunikues në Republikën e Kosovës që nga viti 2000, pasioni për teknologjinë, nevojat e ardhshme në lidhje me tregun dhe mungesa e burimeve njerëzore për të kaluar në një nivel tjetër të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve, e bëri që të themelohet Next Gen Netëork (NGN).

Misioni

Misioni jonë është thellësisht e lidhur me bindjen për inkurajimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të të rinjve të Kosovës, pavarësisht nga gjinia, mosha dhe etnia e tyre – drejt profesioneve të së ardhmes dhe aftësive të shekullit 21, në fushën e zbulimeve më të fundit të teknologjisë së telekomunikacionit.