PËR PROJEKTIN

Trajnimi në Video Editing dhe After Effects ofrohet falas për të interesuarit në editimin e videove dhe krijimin e efekteve vizuale dixhitale dhe grafike për platforma të ndryshme. Sipas trendeve të fundit, videot janë një mjet i cili po përdoret nga e gjithë bota për të përquar mesazhe të ndryshme. Këto video, duke filluar nga videoklipet e ndryshme e deri tek reels ne rrjete sociale, duhet të editohen për tu lansuar, andaj ju keni mundësinë të jeni njëri/a prej tyre.

Apliko për trajnimin Video-editing dhe After Effects + Soft Skills për të qenë njëri/njëra nga të rinjë profesionist në këtë fushë me mundësi të larta punësimi si online po ashtu edhe në shumë kompani vendore dhe outsource. Trajnimi do të ju mundësojë përveq shkathtësive teknike të zhvilloheni edhe në shkathtësitë e buta për inkuadrimin në tregun e punës sa më shpejtë.

Tajnimet implementohen nga NGN (Next Gen Networks Institute), mundësohen nga programi YOU (Youth Online and Upward), ne kuadër të projektit KODE (Kosovo Digital Economy), implementuar nga Ministria e Ekonomisë, dhe mbështeten nga Banka Botërore.

Projekti KODE (Kosovo Digital Economy)

Qeveria e Kosovës është mbështetur nga Banka Botërore për të zbatuar Projektin për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE). Projekti KODE e implementuar nga Ministria e Ekonomisë do të financojë bazat kritike të nevojshme për transformim dixhital dhe përmbushjen e politikave. Projekti do të ofrojë infrastrukturë telekomunikuese me shpejtësi të lartë dhe do të mbështesë qasjen në tregjet e punës, burimet e reja të njohurive dhe shërbimeve publike për familjet dhe institucionet në zonat e Projektit. Në nivel kombëtar, Projekti do të trajnojë dhe lidhë të rinjtë me mundësitë e punësimit përmes Programit YOU dhe do të përmirësojë qasjen në burimet e njohurive, duke përfshirë mundësitë më të mira të arritjes dhe bashkëpunimit me Institucionet e Arsimit të Lartë.

Progami YOU (Youth Online and Upward)

Programi YOU do të financojë ofrimin e trajnimeve për të rinjtë dhe lidhjen e tyre me mundësitë e punës. Aktivitetet do të mundësohen kryesisht për të rinjtë dhe të rejat e papunësuara ose të nën-punësuara për të rritur aftësinë e tyre për të konkurruar në segmentet përkatëse të punës. Programi do të aftësojë përfituesit për të kryer shërbime të TI ose të mundësuara nga TI. Pritet që përmes këtij trajnimi përfituesit të rrisin potencialin e punësimit të tyre në tregun vendor të TIK-ut.