Group 1

Fillo rrugën tënde drejt suksesit teknologjik

Me mbi 20 vjet përvojë në rivendosjen e rrjetit telekomunikues të Kosovës, pasioni për teknologjinë dhe nevojat e ardhshme në treg kanë frymëzuar themelimin e organizatës tonë.

image
Rectangle

Për projektin

Trajnimi në Video Editing dhe After Effects ofrohet falas për të interesuarit në editimin e videove dhe krijimin e efekteve vizuale dixhitale dhe grafike për platforma të ndryshme. Sipas trendeve të fundit, videot janë një mjet i cili po përdoret nga e gjithë bota për të përquar mesazhe të ndryshme. Këto video, duke filluar nga videoklipet e ndryshme e deri tek reels ne rrjete sociale, duhet të editohen për tu lansuar, andaj ju keni mundësinë të jeni njëri/a prej tyre.

Apliko për trajnimin Video-editing dhe After Effects + Soft Skills për të qenë njëri/njëra nga të rinjë profesionist në këtë fushë me mundësi të larta punësimi si online po ashtu edhe në shumë kompani vendore dhe outsource. Trajnimi do të ju mundësojë përveq shkathtësive teknike të zhvilloheni edhe në shkathtësitë e buta për inkuadrimin në tregun e punës sa më shpejtë.
Tajnimet implementohen nga NGN (Next Gen Networks Institute), mundësohen nga programi YOU (Youth Online and Upward), ne kuadër të projektit KODE (Kosovo Digital Economy), implementuar nga Ministria e Ekonomisë, dhe mbështeten nga Banka Botërore.

Kush mund të aplikojë?

Trajnimi është i përshtatshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie, vetëm duhet të jenë:

⦁ Mbi 16 vjeç
⦁ Të kenë njohuri bazike të gjuhës angleze dhe kompjuterit
⦁ Të jenë të pa-punësuar apo nën-punësuar

Trajtim të veçantë do të kenë aplikantet femra dhe personat me aftësi të kufizuar.

Çfarë është e përfshirë në projekt dhe sa zgjatë?

Trajnimi përfshin zhvillimin e aftësive teknike në Adobe Video-Editing dhe After Effects si dhe aftësitë esenciale të buta për zhvillim të karrierës tuaj.

⦁ Kohëzgjatja e trajnimit: 5 muaj (235 orë)
⦁ Intensiteti: 3 herë në javë
⦁ Prani fizike me softuere të Adobe
⦁ Trajnim në gjuhën shqipe

Trajnimi do të mbahet në kampusin e AUK-TDI në Prishtinë

Çka përfitoni?

⦁ Aftësi të nivelit profesional: në redaktimin e videove, grafikë dhe efekte vizuale.
⦁ Shkathtësi: Softuerët e Adobe përdoren gjerësisht në industri, duke e bërë trajnimin në këto mjete shumë të gjithanshme.
⦁ Shprehja e kreativitetit: aftësi për të shprehur kreativitetin dhe për t’i sjellë në jetë idetë e juaja.
⦁ Mundësi të zhvillimit në karrierë: Adobe Video Editing dhe After Effects vlerësohen shumë në industrinë e medias, mediave sociale dhe argëtimit.

kode

Projekti KODE (Kosovo Digital Economy)

Qeveria e Kosovës është mbështetur nga Banka Botërore për
të zbatuar Projektin për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE).
Projekti KODE e implementuar nga Ministria e Ekonomisë do të
financojë bazat kritike të nevojshme për transformim dixhital
dhe përmbushjen e politikave. Projekti do të ofrojë infrastrukturë
telekomunikuese me shpejtësi të lartë dhe do të mbështesë
qasjen në tregjet e punës, burimet e reja të njohurive dhe
shërbimeve publike për familjet dhe institucionet në zonat
e Projektit.
Në nivel kombëtar, Projekti do të trajnojë dhe lidhë të rinjtë me
mundësitë e punësimit përmes Programit YOU dhe do të
përmirësojë qasjen në burimet e njohurive, duke përfshirë
mundësitë më të mira të arritjes dhe bashkëpunimit me
Institucionet e Arsimit të Lartë.

you

Progami YOU (Youth Online and Upward)